Transmetuar më 24-08-2014, 18:02

Shëngjin, 24 gusht 2014, NOA.al- Policia ka vënë në pranga autorin e katër të dyshuar të disa vjedhjeve në qytetin e Shëngjinit.
Pjerin Lala, u arrestua sot pasi akuzohet se sëbashku me tre persona të tjerë kanë vjedhur tetë banesa të pushuesve në Shëngjin.
Burime nga policia thanë se banesat vidheshin gjatë kohës që pushuesit ndodheshin në plazh apo kishin dalë gjatë darkës.
Policia ka mundur të dokumentojë vjedhjet e kryera nga katër personat të cilët janë arrestuar./k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





