Transmetuar më 24-08-2014, 13:14

Në pamje të parë, Lillian Weber duket si jë grua e moshuar e çfarëdoshme, si gjthë të tjera, me flokët e bardhë dhe fytyrën e rrudhur. Ajo është plotë 99 vjeç dhe ka një arsye shumë të fortë për të jetuar.

Lilian mbush plot një shekull jetë në majin e vitit të ardhshëm. Tre vitet e fundit të jetës së saj, çdo ditë, ajo  ka kaluar uke qepur veshje për fëmijët e vafër në Afrikë.

Me origjinë nga Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lilian ka dhurur deri më sot plotë 840 vesje në Little Dress for Africa, e cila është një organizatë jofitimprurëse me moton “Nuk dërgojmë vetëm veshje, dërgojm shpresë”.

Qëllimi i Lilian ështës tejet ambicioz. Ajo dëshiron të ketë dërguar deri në 1000 veshje përpara se të mbushë 100 vjeç. Po më pas çfarë do të ndodhë? “Kur të arrij të dërgoj1000 veshje në ndihmë të fëmijëve, do të vazhdoj ende të qep, nëse do të jem në gjendje. Nuk kam arsye të ndalem”, ka thënë e moshuara. a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit