
Shkodër, 24 gusht 2014, NOA.al – Në vijim të operacionit antikanabis në malësinë e Dukagjinit, në Shkodër, policia ka identifikuar 8 parcela, në të cilat ishin mbjellë 2300 rrënjë bime të dyshuar cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.
Policia bën me dije se agjësimi i bimëve është bërë pas përfundimit të veprimeve hetimore e proceduriale nga oficerët e policisë gjyqësore dhe ekspertët kriminalist.
Gjatë ditës së sotme, në këtë operacion policor, i cili është shtrirë në fshatrat Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir, janë angazhuar 140 forca policore dhe 13 automjete.
Duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe rrethanat në të cilat po kryhet ky operacion, policia ka ngritur edhe një kamping në zonën e operacionit, për dislokimin e përkohshëm të forcave deri në përfundim të operacionit. a.s/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





