Transmetuar më 23-08-2014, 13:59

Korçë, 23 gusht 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Korçës i koduar “Morava” bëri të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde nakotike.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 48 vjeçarit Kastriot Harizaj, me banim në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Korçë- Bilisht, në automjetin tip Volvo me targa AA 721 IR, janë gjetur dhe sekuestruar 40 pako lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit