
Thuhet që femrat janë më të ndjeshme se meshkujt, por ajo që është e sigurt është se femrat shtatzënë janë shumë më të ndjeshme, ndaj muzikës krahasuar me të tjerat.
Dëgjimi i këngëve të trishta ose të gëzuara, shkakton në organizmin e një femre shtatzënë, trazira të vërteta, të cilat ndryshojnë edhe rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.
Shtatzënia rrit ndjeshmërinë në nivel fizik dhe kështu që ka efekt si pozitiv edhe negativ. Ky fakt u konfirmua nga rezultatet e një studimi gjerman, i kryer nga një grup studiuesish të Max Planck Institute në Lipsia.
Shkencëtarët ekspozuan një grup femrash shtatzënë që të dëgjonin disa tinguj muzikor, duke matur më tej paramentrat truporë, si presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës. U zbulua se femrat shtatzënë, janë shumë herë më të ndjeshme ndaj muzikës, krahasuar me femrat e tjera./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





