Transmetuar më 23-08-2014, 08:57

Duken si dy vajza binjake, por nuk është kështu. Një martesë mes një çifti heteroseksual është shënuar në Rusi, ku dy “vajza” të veshura si nuse, lidhën kurorë bashkë.

Rusia është një vend që ndalon martesën mes gjinive të njëjta, por këto “vajza” ia dolën. Dhëndri, Dmitry Kozhukhov, i cili njihet ndryshe si Elina Davis, u vesh si nuse në ceremoninë e organizuar në Moskë.

Ai shprehet se është një person që nuk përshtatet me asnjë gjini, por deklaron se vetë preferon të vishet dhe sillet si femër, ndonëse e tërheq gjinia e kundërt.

Ndërkohë edhe bashkëshortja e tij e cila ka ngjashmëri të madhe fizike me Dmitry, u vesh me fustan të bardhë, për të vënë kurorë me njeriun që donte.

Për shkak të ligjit që ndalon martesën mes të njëjtës gjini, martesa e tyre fillimisht hasi në kundërshtinë e punonjëses që kryente procedurat, por për shkak se ligjërisht ata janë një mashkull dhe një femër dhe vetëm veshja i bënë që të duken njëlloj, më në fund pranoi që ti martojë./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit