Transmetuar më 22-08-2014, 20:26

Tiranë, 22 gusht 2014, NOA.al- Një 36-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë pasi bashkëjetuesi i saj e kërcënon për ta nxjerrë nga shtëpia.

V.T, banuese në Tiranë denoncoi ditën e djeshme bashkëjetuesin e saj Mark H., 44 vjeç për ushtrim të dhunës psikologjike.

Burime nga policia thanë se çifti bashkëjetonin prej disa vitesh, por javët e fundit 44-vjeçari ka kërkuar largimin e 36-vjeçares.

Ai nuk dëshiron të jetojë me të, por V.T, nuk pranon të largohet me pretendimin se nuk ka ku të banojë.

Policia tha se ndaj 36-vjeçares u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit