Transmetuar më 22-08-2014, 17:06

Durrës, 22 gusht 2014, NOA.al- Policia e Durrësit ka mundur të identifikojë një nga tre grabitësit e një taksisti.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme në lagjen Nr.13 në Durrës kur tre persona, i kanë kërkuar taksistit V.Gj, 56 vjeç t’i dërgonte në Fushë-Krujë.

Sipas policisë, në afërsi të fshatit Rrashbull, Durrë, tre “pasagjerët" nën kërcënimin e armës kanë detyruar taksistin të hidhet nga automjeti.

Ata u larguan me taksinë por në fshatin Thumanë kanë përplasur makinën tip-Benz me targa DR 2459 E, dhe e braktisën.

Policia e njoftuar për ngjarjen nisi menjëherë hetimet duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej tyre.

Burime nga policia thanë se i arrestuari është Marjan Gjoka, 24 vjeç, banues në Laç, i akuzuar më parë për një sërë veprash penale.

Ndërkohë uniformat blu po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy grabitësve të tjerë./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit