Transmetuar më 22-08-2014, 13:23

Ish-Kryeministri Sali Berisha një pjesë të mirë të ditëve të nxehta të verës po i kalon në vilën e tij në Gjirin e Lalzit. Herë pas here ai ka ndarë për fansat dhe miqtë e tij momente nga pushimet, ku tejet të veçanta janë disa fotografi që sjellim bashkëngjitur.

“Relaks në Lalz! Buzë detit në mes të dasmoreve dhe miqve!”, e ka etiketuar një bllok fotografish të postuar në Facebook Berisha, ku vetë shihet si djalë i ri me pantallona të shkurtra, me atlete me çorape dhe një bluzë të bardhë, ku fotografohet në krah të një çifti të sapo martuar dhe mesin e pushuesve të ndryshëm.

Më tej ish-Kryeministri shkruan, “Të dashur miq, këto ditë, gjatë ecjes sportive buzë detit, takova një çift të bukur dhe dasmorët e tyre si dhe shumë mbështetës e simpatizantë të PD. Me ta u përshëndetëm, bëmë fotografi, ndofta jo cilësore sepse ishte natë, por shumë të ngrohta dhe të përzemërta. Të gjithë gëzonin, natyrisht çifti fluturonte nga gëzimi. Miq le t’i urojmë këtij çifti gëzime shëndet, lumturi, mbarësi në jetën bashkëshortore së bashku me njerëzit e tyre më të dashur dhe miqve tanë pushime të këndshme!"/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit