
Tiranë, 22 gusht 2014, NOA.al- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë i shpërthimit të një granate.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se në rrugën “Hysen Xhurra” në kryeqytet, tek një kazan mbeturinash ditën e djeshme, ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë është plagosur 50 vjeçari Besnik Patoku.
Nga veprimet e kryera rezultoi që në kazanin e plehrave kishte shpërthyer një granatë dore, e cila ishte hedhur aty nga persona të paidentifikuar. Mësohet se i dëmtuari po kërkonte mbetje plastike në kosh, në momentin që u plagos.
Nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





