Transmetuar më 22-08-2014, 09:31

Frekuentonte qendra estetike qysh kur ishte 14 vjeç dhe rreth pesë herë në javë. Tek ajo ishte krijuar një varësi ndaj llambave nxirëse të trupit, i njohur ndryshe si trajtim solar.

Tashmë Jo Irving, një vajzë angleze nga Blackpool, 32 vjeç, pendohet për atë që ka bërë. Rreth një vit më parë ajo u diagnostikua nga një formë e agravuar e kancerit në lëkurë, pas 18 vitesh trajtim me solar.

Aktualisht Jo arriti që të shërohet dhe të mposhtë sëmundjen, megjithëse i ka ngelur një shenjë në lëkurë. Irving kërkoi nga vajzat që të tregohen të matura nga këto trajtime, ndërsa për veten e saj tha se nuk do e përdorë më./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit