Transmetuar më 22-08-2014, 08:13

Për të pasur një maskë për fytyrën në kushtet e shtëpisë dhe pa shumë mundim, është e mundur. Për përgatitjen e kësaj maske, iu nevojitet gjysmë filxhani miell tërshëre dhe lëngu i një kokrre portokalle të kuqe.

Këta dy përbërës përzjeini mirë deri sa të jetë bërë një masë kremoze e trashë. Kjo maskë është ideale për të pastruar dhe qetësuar për çdo fytyrë, ndaj pas aplikimit këshillohet që të lihet të veprojë për 20 minuta.

Pas kësaj shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni këtë maskë një herë në javë dhe do të keni një lëkurë të shëndetshme dhe pa probleme./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit