


Vetëm një superpasanik mund të ketë shansin që të shijojë këtë bukuri.
Bëhet fjalë për apartamentin më të shtrenjtë në botë dhe që kushton 387 milionë dollarë.
Apartamenti 3 300 metra katrore ka pesë kate dhe gjendet në majën e një 49-katësheje të ndërtuar së fundmi në Monako. Arkitekt i saj eshte Alexandre Girald kurse investitor, Claudio Marzocco.
Apartamenti brenda të cilit blerësit do të futen muajin e ardhshëm, gjendet në Tour Odeon (Odeon Tower), një ndërtesë e lartë 170 metra, tek "Avenue de l’Annonciade", Monaco.
Ajo është grataçela e parë që ndërtohet në Monako që prej vitit 1980 dhe bëhet godina e dytë më e lartë në Mesdhe.
Në total ka ofruar për blerësit 70 super-apartamente.
Të gjithë blerësit disponojnë shërbimin ‘concierge’ 24 orë për shtatë ditë të javës, një qendër shëndetësore, shumë pishina dhe një shofer privat për çdo apartament.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





