
SHBA- 21 gusht 2014, NOA.al- Brad Pitt nuk e dashuron më Angelina Jolie.
Në këtë konkluzion ka dalë psikologu i aktorit, i cili mendon se ka parashikuar marrëdhënien e çiftin e Hollyëoodit. S
Psikologu Ron Bard është i bindur se Pitt është ende i dashuruar me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Aniston, ndërsa ndihet shumë i kufizuar në marrëdhënien e tij, por nuk mund ta lërë Jolie për hir të gjashtë fëmijëve.
Ndërkohë që divorci mund t’i dëmtonte imazhin. Pitt u njoh me psikologun në vitin 2004 nëpërmjet Aniston. Ron Bard gjithashtu pranon t’i ketë thënë aktorit në vitin 2005, që ai do të takonte dikë që do t’i ndryshonte jetën dhe, në filmin Mr&Mrs Smith, ai u takua me Angelina Jolie, duke marrë vendimin që të braktiste Aniston. I pyetur nëse çifti është ende i dashuruar, psikologu Bard thotë: “Në fund të ditës pyetja nuk është nëse e dashuron apo jo bashkëshorten e tij, por pyetja është nëse ai po vazhdon marrëdhënien për hir të 6 fëmijëve. Por, një gjë është e sigurt, që Pitt i interesojnë më shumë fëmijët se sa marrëdhënia në çift”./k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





