Transmetuar më 21-08-2014, 16:47

Durrës, 21 gusht 2014, NOA.al- Një 47-vjeçar nga Tirana do të hetohet nga policia pasi tregtonte telefona celularë kontrabandë.

Agron Tabaku, 47 vjeç u kap sot në lagjen nr.11 në Durrës nga antikrimi ekonomik-financiar teksa tregtonte celularë kontrabandë të markave të ndryshme.

Burime nga policia thanë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 356 telefona celular sëbashku me aksesorët e tyre, një automjet tip-Benz dhe 3 milionë lekë të vjetra. Sipas policisë Tabaku nuk posedonte asnjë lloj dokumentacioni për këta celularë të cilët i shiste në Durrës./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit