Transmetuar më 21-08-2014, 16:20

Durrës, 21 gusht 2014, NOA.al- Një e moshuar i ka dhënë fund jetës për të shpëtuar nga dhimbjet e sëmundjeve nga të cilat vuante. Z.H, 71 vjeçe, nga fshati Kuçok i Durrësit u gjet dje në gjendje të rëndë nga pastruesja e banesës së saj. Ajo u transportua me urgjencë drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë por ndërroi jetë gjatë rrugës. Policia e njoftuar për ngjarjen nisi hetimet nga ku rezultoi se e moshuara kishte konsumuar fostoksinë. Në pyetje u mor bashkëshorti i 71-vjeçares, i cili deklaroi se ajo vuante nga disa sëmundje, si diabeti, dhimbjet e kokës, tensioni etj. Policia dyshon se e moshuara i ka dhënë fund jetës për të shpëtuar nga dhimbjet e sëmundjeve.

Mësohet se Z.H, ka gjashtë fëmijë të martuar. Këta të fundit kishin punësuar një grua që të kujdesej për dy të moshuarit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit