Transmetuar më 21-08-2014, 15:05

Tiranë, 21 gusht 2014, NOA.al- Deputeti demokrat Genc Pollo, reagoi ndaj konferencës së Kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama i vuri një maskë komunikimit publik sot, me një konferencë të sajuar. Në vijim Pollo u shpreh se komunikim do të thotë të përgjigjesh pyetejve e të sqarosh gjërat, por Kryeminstri megjithëse qëndroi live e online për më shumë se dy orë, nuk dha asnjë shpjegim për çështjet më të mprehta të kësaj kohe; për çështje që shqetësojnë opozitën.

Sipas tij nëse Kryeministri Rama e ka të vështirë të respektojë opozitën, për shkak të mendësisë së tij, pritej së paku të respektonte opinionin publik.

Deputeti demokrat renditi 11 pyetje për të cilat sipas tij kreu i qeverisë nuk dha llogari:

1-Përse hesht prej 42 ditësh, kur botërisht është parë me prova e me fakte se ai ka inkriminuar parlamentin duke bërë deputet, pasi dëboi dhunshëm dy gra kandidate nga lista, një person të dënuar për trafik Prostitucioni dhe Rrëmbim Personi? Kush ka më shumë vlerë, një dëshmi penaliteti false, apo vendimi i Gjykatës së Romës?

2-Përse i dha CEZ-it  në dorë 95 milionë euro që do ti paguajnë shqiptarët, përmes faturave ndërkohë që kompania ka 3 miliardë dollarë detyrime ndaj shtetit?

3-Përse kërkon me insistim numrin unik të telefonave të shqiptarëve, IMEI, që mundëson përgjim masiv pa kufi kur kjo është e papranueshme në Europën ku Rama pretendon të na integrojë.

4-Përse nuk u konsultove me ekspertë, me aktorë, me partnerët ndërkombëtarë për reformën e drejtësisë, kur të gjithë e kërkuan këtë, SHBA, BE, OSBE, juristët, shoqëria civile dhe opozita?

5-Si mund të bësh një hartë të re të territorit në vend, pa pyetur qoftë edhe një banor, qoftë edhe një shqiptarët të vetëm? Pa marrë zyrtarisht  pëlqimin komuniteteve  vendore, sic e kërkon shprehimisht kushtetuta.

6-Si shpjegohet që pas një viti në detyrë, nuk ka ende një investim publik, një kantier ndërtimi, një vend të ri pune?

7-Pse nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk thua asnjë fjalë për bilancin më tragjik të minierave, ku për një vit kanë humbur jetën më shumë se 13 punëtorë?

8-Përse është inkriminuar administrata me trafikantë e rrëmbyes fëmijësh, nga drejtoritë e rretheve e deri tek Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës?

9-Përse pas një viti në pushtet, asnjë legalizim nuk është bërë falas, shëndetësia është më e shtrenjtë, të gjithë treguesit e rendit janë përkeqësuar, dhe janë humbur mijëra vende pune nga rritja e taksave?

10-Përse nuk zbatoni vendimet e gjykatave të vendit, dhe të Gjykatës Kushtetuese?

11-Përse lan e lyen zyrat e Punësimit, kur në fakt punësimi bëhet në zyrat e deputetëve të PS ku ndodhin këmbime e pazare të turpshme?./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit