Transmetuar më 21-08-2014, 14:14














Modelja izraelite Bar Refaeli i ka bërë një dhuratë të këndshme fansave të saj në Instagram.
Ajo ka postuar një fotografi të sajën e veshur me të brendshme ngjyrë violë, për linjën intime “Passionata”, ku shfaqej tejet sensuale.
Modelja 29 vjeçare e cila prej disa kohësh është pa partner, ka deklaruar se ndihet mirë që është vetëm, duke thënë se “Jam mirë, kam një pamje fantastike”.
Bar prej disa vitesh është kthyer në imazh të linjës së veshjeve intime “Passionata”, dhe për këtë vit ka pozuar për koleksionin e veshjeve intime vjesht dimër 2014- 2015./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





