Transmetuar më 21-08-2014, 13:11

Transmetuar më 26 Gusht 2014, ora 12:26

Kompania AZA Electronics, e cila me dyqanet e saj ka shtrirje të gjerë në Shqipëri, njoftoi sot çeljen e një edicioni special ofertash që zgjasin nga data 26 gusht deri më 14 shtator 2014, raporton noa.al.

Në dyqanet e AZA Electronics dhe në hipermarketin e saj më të ri tek Terminal Centër në Tiranë, spikatin çmime ndjellëse tek televizorët e teknologjisë së fundit.

Prodhime cilësore të markave shumë të njohura botërore, vijnë tek AZA Electronics.

TV LCD 32 polsh, Full HD, prodhim korean i të famshmes “Daeëoo” vjen ekskluzivisht tek AZA Electronics për vetëm 28 900 lekë, kur çmimi i saj i deridjeshëm, edhe ai konkurrues absolut me të gjitha dyqanet e tjera të elektronikës në Shqipëri, ishte 33 900 lekë.

Modelin më të ri të Philips në lëmin e televizorëve e gjeni nga sot dhe për 19 ditët në vazhdim me vetëm 33 900 lekë.

Siç mund të shihni në broshurën e plotë që gjeni këtu, ose në fund të këtij raportimi, kompania AZA Electronics ka shpallur ulje çmimesh edhe për shumë produkte të tjera.

Në çelje të sezonit të ri shkollor, spikat një lap-top tejet cilësor Lenovo, me Ram 4 GB, 15.6 polsh i cili është i arritshëm për vetëm 37 900 lekë dukë shënuar çmimin më të mirë në treg për parametra, produkt dhe markë. /noa.al/

Broshura e plotë me të gjitha ofertat

Furi ofertash tek gjiganti i elektroshtëpiakeve AZA Electronics 

Transmetuar më 21 Gusht 2014, ora 13:11

Furi ofertash po mbërrijnë tek gjiganti i elektroshtëpiakeve AZA Electronics. Pas hapjes së madhe më 15 korrik edhe në Tiranë tek Terminal Center, ku shumë njerëz vërshuan duke përfituar nga superofertat, mbërrijnë të tjera okazione për këtë verë të nxehtë.

Duke nisur nga kjo e premte 22 gusht dhe për 4 ditë me radhë, në të gjitha produktet që tregtohen tek AZA Electronics përfitohet ulje e menjëhershme prej dhjetë për qind.

E jo vetëm kaq, duke nisur nga data 22 gusht e deri më 10 shtator 2014, AZA Electronics aplikon ulje të menjëhershme prej 20 për qind në të gjithë gamën e kondicionerëve që ajo tregton.

Të tjera oferta vijnë në ditët në vazhdim dhe ne do t’ju njohim gjerësisht.

E sigurisht për t’i prekur vetë ato, mjafton të shkoni tek AZA Electronics në Terminal Center, si dhe në të gjithë rrjetin e dyqaneve AZA Electronics në të gjithë Shqipërinë.

Rreth AZA Electronics

AZA Electronics eshte një kompani që operon në fushën e shpërndarjes me shumicë dhe pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake që prej vitit 1997.

AZA Electronics qëndron gjithnjë në pozicionin e liderit për shpërndarjen e artikujve elektro-shtëpiake në të gjithë territorin e Shqipërisë. Prioriteti i AZA Electronics është shërbim i shpejtë dhe me cilësi profesionale për klientët. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit