Transmetuar më 21-08-2014, 08:58

Tepelenë, 21 gusht 2014, NOA.al- Policia e Tepelenës në kuadër të aksionit anti kanabis, ka vënë në pranga një person.

Në afërsi të lumit Bënçë, në brendësi të rrethimit të stallës se derrave pronë e 51 vjeçarit B.Meta me banim në Tepelenë, janë evidentuar 21 bimë narkotike të kultivuara, të cilat varionin mbi dy metra lartësi, ku disa prej tyre ishin shkulur nga vetë i zoti.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre dhe bimët e shkulura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit