Transmetuar më 21-08-2014, 08:13

Tiranë, 21 gusht 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 21 gusht 2014.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Skema e re, ndryshojnë çmimet për sigurimin e makinave”.

Tituj të tjerë janë; “Kadare: Nuk u jap rëndësi xhuxhëve dhe spiunëve”.

“Canen e përgjoi edhe Prokuroria. Përballja 10 minuta me Elvirën: Mos më prish familjen”.

“Kamerat e Thesarit u instaluan nga punonjësit e Fullanit”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Skandali “Basha”, 5 kulla te Liqeni. U planifikuan në fshehtësi”.

Tituj të tjerë janë; “Ulsi Manja: Kthimi i ligjeve në Kuvend, Nishani nën urdhrat e Sali Berishës”.

“Udhëzimi, Ministria, si do të bëhet transferimi nga universitetet e penalizuara”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Zbatimi i reformës/ Sigurimi me pagë reale, si ndryshojnë pensionet pas 2015”.

Tituj të tjerë janë; “Nishani drejt kthimit të reformës territoriale në Kuvend”.

“Shtrihet në Itali e Greqi hetimi për 7 milionë dollarët e vjedhur në Thesar”.

“Hoffmann-Ramës: Në Berlin ju do të përfaqësoni të gjithë Ballkanin”.

Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Urdhri i Tahirit, struktura e re e Policisë së Shtetit”.

Tituj të tjerë janë; “Nishani takon pushtetin lokalt: Territori, mora dhjetëra ankesa”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Ylli Rakipi dhe dueli në media”.

Tituj të tjerë janë; “Edi Rama: Do t’i bëjmë gjermanët të bien në sevda me Shqipërinë”.

“Meta: Po të ishin dëgjuar mesazhet e Shtrausit, sot do të ishim në BE”.

“Greqia: Shqiptarët po ikin, po na marrin dhe paratë”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit