Transmetuar më 20-08-2014, 23:19

“Rri i qetë Koli, helmet nuk të bëjnë keq aty ku je”.

Mesila Doda, deputetja demokrate e Fierit, në nëntë mujorin e vdekjes së papritur të deputetit Sokol Olldashi, i dedikon të ndjerit një kujtesë in memoriam.

Mesila Doda shkruan: “9 muaj…një jetë… Pak rreshta mund të shkruaj sot për ty miku im….sepse tek e fundit kanë qenë të pakta, krejt të pakta ditët që ti nuk ke qenë me ne… Urrej shprehjet e socrealizmit që thonë ti je i gjallë e rron në zemrat tona,…ti nuk je më në këtë botë dhe unë e di, por na mvishesh përditë në kafen e mëngjesit, në batutën e radhës, në rebelimin e mbrëmjes, në dashurinë për më të dobëtin për kauzën e së ardhmes…siç thotë S.Agostino thjesht ke ka kaluar në një dimension tjetër por kjo nuk është arsye për tu trishtuar dhe për krijuar distancë me ty…ti ke qenë në buzëqeshjen dhe lotët e të gjithëve ne…por ne nuk kemi asnjë distance me ty…do vazhdojmë të thërrasim me emrin që të kemi thirrur gjithmonë dhe të duam si gjithmonë…rri i qetë Koli, helmet nuk të bëjnë keq aty ku je…”. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit