












Dukej e pamundur, por më në fund familja Rangkuti në Indonezi u bashkua. Prindërit mundën të gjejnë edhe djalin tjetër të zhdukur, pasi përqafuan vajzën e tyre, e cila ishte zhdukur para dhjetë vitesh nga tsunami.
Çifti deklaroi se gjetën më në fund edhe djalin. Në Jamiliah dhe Septi, furia e tsunamit që në fund të vitit 2004 vrau më shumë se 220 mijë persona, kishte zhdukur nga familja, djalin Arif 7 vjeç dhe vajzëm Jannah 4 vjeç, të cilët ishin tërhequr nga dallgët e mëdha.
Pas muajsh të tëra kërkimesh, prindërit u dorëzuan, duke menduar se nuk jetonin më.
Por dhjetë vjet më vonë, ndodhi mrekullia, në qershor gjetën vajzën tashmë 14 vjeç dhe para pak ditësh, erdhi telefonata që bënte me dije se edhe Arif ishte gjallë dhe ndodhej në Payakumbuh, në ishullin e Sumatra.
“Jam lutur çdo natë, sepse në zemrën time e dija se im bir ishte gjallë”, u shpreh gruaja për mediat.
Djali ishte gjetur nga një çift të cilët ishin kujdesur për të dhe pasi kishin parë fotografinë e tij në televizor, në momentin që u gjet Jannah, njoftuan familjen, duke iu thënë se edhe djali ishte gjallë./a.y/noa.al/
U zhduk gjatë tsunamit, pas 10 vitesh gjen familjen (FOTO)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





