














Njihuni me Lolita Richie, vajzën e njohur ndryshe si “Barbie njerëzore”. Ajo pretendon se është vajza më e bukur e cila duket si një kukull e gjallë.
Lolita është një 16 vjeçare e cila jeton në Kiev të Ukrainës, dhe që ka karakteristikat fizike tamam si një kukull, që nga trupi, përmasat, sytë, buzët dhe flokët.
Ajo pretendon se pamja e saj është e kuruar, por mohon kategorikisht ti jetë nënshtruar ndonjë kirurgjie plastike, dietave apo përpunimeve me fotoshop.
“Shumë njerëz më kanë shfaqur hapur xhelozinë e tyre për pamjen time se sa mirë dukem. E habitshme është se kur isha e vogël nuk luaja me kukulla, por rrija gjithë ditën jashtë duke lozur me djemtë”, thotë Lolita, e cila tregon se para një viti ka nisur të shikojë ngjashmërinë e saj me kukullën Barbie.
Në vijim ajo shton se nëse një vajzë nuk ka sy të bukur mund të përdorë lente për ti përmirësuar, si dhe tualet për të kornizuar tiparet e saj.
16 vjeçarja thotë se fiziku i saj është dhuratë e natyrës dhe nuk ka nevojë për t’iu nënshtruar dietave.
Anya Richie, nëna 33 vjeçare e Lolitës, është edhe fotografja e saj personale, e cila realizon edhe fotografitë të cilat e bija i publikon online.
“Nëna ime nuk thotë asgjë për pamjen time. Ajo më lejon të vesh çfarë të dua. Është krenare se si dukem”, shprehet Lolita./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





