Transmetuar më 19-08-2014, 16:00

Nëse lëkura juaj është me yndyrë dhe pavarësisht se e lani ajo duket si e vajisur, atëherë një maskë natyrale që sjellim më poshtë, ndoshta mund t’iu vijë në ndihmë.

Për këtë maskë iu nevojitet një kokërr domate dhe çerek kokrre limoni.

Domaten grijeni imët deri sa të bëhet në formë pureje dhe më tej shtojini lëngun e limonit, duke i përzierë mirë.

Këtë masë aplikojeni në fytyrë, dhe mbajeni për 15 minuta, në rast se ndjeni që lëkura iu përcëllon më herët, shpëlajeni më parë.

Kjo maskë është shumë praktike dhe duke u përdorur dy herë në javë në pjesën e parë të trajtimit, do të japë rezultatet e dëshiruara. Pas kësaj, reduktojeni përdorimin në një herë në javë ose në dhjetë ditë./a.y/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit