
Durrës, 19 gusht 2014, NOA.al/Përditësuar 17:36 – Një person është gjetur i varur në hekurat rrethues të stadiumit në Durrës.
Viktima është identifikuar para pak çastesh. Ai është Petrit Sinani, 50 vjeç, banues në lagjen nr 18 të qytetit të Durrësit.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë pikasur trupin e pajetë të varur ne litar, duke lajmëruar uniformat blu.
Aktualisht po hetohet me synim identifikimin e tij, ndërsa dyshohet që viktima të jetë vetëvarur, duke bërë që uniformat blu të thellohen në shkaqet që e drejtuan burrin drejt fundit fatal./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





