Transmetuar më 19-08-2014, 13:08

Tiranë, 19 gusht 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë si të papërgjegjshme, ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

Në një postim të tij në Facebook, Basha shkruan, “Të papërgjegjshmit jo vetëm nuk ja ndjen për shqetësimet e qytetarëve por i poshtëron ata dy herë duke ju fyer inteligjencën. Po të dënuarin për prostitucion për të cilin shkelmoi dy zonja nga lista e deputetëve të Lezhës kush e futi në Kuvend? Po grabitësin e 12 vjeçares kush e bëri kryetar të Këshillit të Qarkut të Vlores? Po dhjetëra trafikantë droge e kontrabandiste kush i ka emëruar në drejtim të administrates dhe në polici?”.

Në vijim ai shton se qeverisja Rama-Meta-Kokëdhima nuk është zgjidhja por vetë problemi./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit