






Vitin e kaluar edicioni i katërt i “Dancing with the stars” iu besua Jonida Maliqit dhe Armina Mevlanit, por këtë vit edicioni i radhës, kthehet sërish në variantin e një prezantuesi i mashkull dhe një prezantueseje femër.
Amarda Toska dhe Drini Zeqo, do të drejtojnë së bashku edicionin e pestë të spektaklit të kërcimit.
Kjo gjë është konfirmuar nga vetë Zeqo, i cili në një postim në profilin e tij në Facebook, duke publikuar një fotografi teksa kërcen me Amin shkruan, “Miq, sezonin e ri unë do të drejtoj edicionin e 5-të të “Dancing with the stars” së bashku me Amin. Për këtë ndihem shumë mirë, aq më tepër kur ky edicion i radhës premton shumë surpriza. Me këtë status dua të falenderoj disa njerëz që do të jenë bashkëpunëtorë gjatë kësaj rruge e në veçanti Holta Kolaneci”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





