Transmetuar më 18-08-2014, 21:51

Elbasan, 18 gusht 2014, NOA.al- Policia e Elbasanit ka vënë sot në pranga një 47-vjeçar pasi akuzohet për riprodhim pa të drejtë të librave. Burime nga policia thanë se i arrestuari është Pëllumb Zekthi, pronar i një librarie në Elbasan.

Librashitësi u kap teksa po riprodhonte libra shkollorë të autorëve të ndryshëm pa lejen e tyre. Gjatë kontrollit në librarinë e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale makineritë që përdorte për këtë aktivitet të paligjshëm, një sasi e konsiderueshme librash shkollorë si dhe mbi 1000 lastra të gatshme për prodhimin e librave me autor të huaj si dhe etiketa të produkteve ushqimore të falsifikuara./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit