Transmetuar më 18-08-2014, 13:59

Është thënë gjithmonë që të flesh tetë orë gjumë në ditë, është e domosdoshme për shëndetin. Por tashmë thuhet krejt e kundërta, pasi tetë orë gjumë duket se e dëmtojnë atë.

Shaen Youngstedt, docent amerikan pranë Arizona State University Phoenix, deklaron se tetë orë gjumë garantojnë një sërë sëmundjesh.

Mes rreziqeve kryesore, ai rendit diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe obezitetin. Sipas tij, ideale janë shtatë orë gjumë ose më saktësisht 7.2 orë gjumë, të cilat garantojnë një pushim optimal.

Nga studimi i botuar në revistën shkencore “Frontiers in Human Neuroscience”, thuhet se pasi kalojnë shtatë orë gjumë, pushimi nuk garanton më asnjë dobi për trupin, por mund të kontribuojë negativisht, duke përkeqësuar lidhjet me kujtesën./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit