


Pauline Hickson është një grua angleze 58 vjeç, e cila ka ndërruar shtëpinë e saj, plot shtatë herë në pak kohë. Arsyeja? Një fantazëm, sipas deklaratës së gruas.
“Një fantazëm më përndjek dhe më vjedh mbathjet, kudo që të shkoj. Fillimisht mendoja se bëhej fjalë për ndonjë të afërm, kështu që i mbylla raportet me të gjithë”, shprehet Pauline, e cila thotë se për asnjë moment nuk ka qenë vetëm, pasi fantazma e ndjek kudo.
Gruaja shprehet se është e terrorizuar, ndërsa shton: “Një herë i gjeta dritaret dhe muret e banjës të lagura tërësisht, sikur dikush sapo ishte larë". Nën këto dyshime, Pauline kërkon ndihmë, për të shpëtuar nga ky problem./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





