Transmetuar më 18-08-2014, 09:18






Ka 453 pirsing në fytyrë dhe në organet e tij gjenitale. Bëhet fjalë për Rolf Buchholz, njeriun me më shumë pirsing në botë.
Burri gjerman u rendit në rekordet Guinness, për shkak të “artit” me trupin e tij. Për shkak të teprisë me pirsing ai u ndalua për arsye sigurie në aeroportin e Dubai, pasi sinjali nuk pushonte.
Kishte ardhur nga Emiratet Arabe për të dhënë një shfaqje në lokalin e natës Cirque Le Soir. Ishte vetë lokali ai që bëri të ditur lajmin, ndërsa Rolf u shoqërua në polici./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





