Transmetuar më 18-08-2014, 09:00

Nuk e shikonte të fejuarën e tij prej një muaji, dhe për kthimin e saj, kishte përgatitur një surprizë vërtetë romantike. Diçka ama, duket se shkoi keq, duke bërë që shtëpia të digjet e gjitha.

Protagonist i kësaj ngjarje është një 29 vjeçar nga Britania e Madhe, Amanj Yassen.

I riu, i cili jeton në Chatham, të Kent, është i fejuar me një vajzë nga Letonia, Jana Stankeviciute, 24 vjeç, e cila muajin e fundit kishte qëndruar te prindërit e saj. Me rastin e kthimit të gjysmës së tij, Amanj, mendoi që të përgatiste një surprizë romantike.

Në dhomën e tij kishte vendosur lule, shampanjë dhe qirinj të shumtë duke krijuar emrin Jana, dhe një zemër të goditur nga shigjeta. Gjysmë ore para se e fejuara e tij të vinte në shtëpi ai ndezi qirinjtë, për të krijuar atmosferën.

Befas një zjarr i fuqishëm përfshiu dhomën, duke e shkrumbuar në pak çaste. Dyshohet se rënia e zjarrit është shkaktuar shkak të kontaktit të qirinjve me diçka lehtësisht të djegshme. I vetmi ngushëllim për Amanj, ishin fotografitë që i kishte bërë dhomës, duke bërë që Jana të vlerësojë gjestin romantik./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit