


Këngëtari i dashur për shumë të rinj në mbarë botën, Justin Bieber do të jetë shkaktari që Barack Obama të hedhë mbi vete një kovë me ujë ajull të ftohtë në kokë dhe trup.
Justin, ka vendosur të sfidojë pikërisht presidentim amerikan Obama teksa ka hedhur mbi kokë dhe trup një tenxhere me ujë të ftohtë në prani kamerash.
Xhesti është bërë si një sensibilizim që ka nisur në masë mes personazhesh të njohur të shoubizit, për të ndërgjegjësuar për sëmundjen ALS ose siç njihet ndryshe sëmundja Lou Gehrig.
Ndaj edhe këngëtari Justin Bieber e ka pranuar sfidën e Ice Cube për të kthyer një kovë me ujë të ftohtë në kokë, ndërsa ka nominuar për këtë sfidë, Ellen Degenners dhe presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.
Meqenëse deri më tani të gjithë ata që janë sfiduar e kanë pranuar këtë sfidë dhe e kanë realizuar, na mbetet të presim dhe të shohim nëse edhe i pari i SHBA-ve do ta pranojë këtë sfidë.
Ronaldo, ja ç’bën për të ndihmuar të sëmurët. Dhe sfida ndaj JLo e Beyonce |VIDEO
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





