
Ekspozimi në diell gjatë ditëve të nxehta të verës, mund të sjellë pasoja dhe probleme të shumta për shëndetin. Kur temperatura e ambientit është më e lartë se temperatura e lëkurës, djersitja është i vetmi mekanizëm efikas ftohës në dispozicion të trupit të njeriut. Në kushtet e temperaturave të larta, shumë të larta apo ekstreme të mjedisit ky mekanizëm nuk është i mjaftueshëm…
Gjithashtu ka edhe disa faktorë të tjerë që e reduktojnë mundësinë për djersitje dhe shkaktojnë mbinxehje të trupit.
Faktorë të tillë janë: mosha, mungesa e lëngjeve (dehidratimi), përdorimi i veshjeve jo të duhura, disa lloje sëmundje sh kronike si dhe përdorimi i disa medikamente ve mjekësore.
Në Shqipëri rrezatimi diellor është më i fortë midis muajve maj dhe gusht, prandaj këshillohet që gjatë kryerjes së aktiviteteve tuaja të përditshme të mos abuzohet me ekspozimin në diell dhe të tregojmë kujdes ndaj temperaturave të larta.
Më poshtë ndiqni 23 ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj gjatë verës
1. Rrepa Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër më lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme dhe të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës etj.
2. Lakra Kjo bimë është mjaft e njohur dhe e përdorur në dietën ditore, si në Evropë ashtu edhe në Azi. Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre, dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë më kujdes, apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast food-e.
3. Gujava Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që përmban. Gujava përmban sasira të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Ky frut tropikal si asnjë prodhim tjetër bimor përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane.
4. Lakra zvicerane Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile, të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.
5. Kanella Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
6. Purslana Edhe pse për, FDA, Agjesinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.
7. Shega Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut lindor, dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 përqind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.
8. Farat e frutave Farat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm të ngrënshme, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës me farat e tyre nuk ndodh nja gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.
9. Kumbulla e thatë Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat, dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshuti rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.
10. Fara kungulli Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si t’i hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvorja ju siguron fibër.
11. Salca e domates dhe domatja e freskët. Karotenoidet që përmban domatja kanë një forcë antioksiduese që mbron qelizat nga radikalet e lira. Edhe pse në ditët e sotme domaten mund ta hasim në treg në të gjitha stinët e vitit, dobinë e domates më së shumti e ndjejmë së stinën e verës. Është shumë e dobishme në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë këtu sëmundjet e ndryshme të zemrës dhe kancerit. Në studime të ndryshme ishte vërtetuar se likopeni që gjendet në domate është shumë i dobishëm në luftën e llojeve të ndryshëm të kancerit, përfshirë atë të gjirit, prostatës dhe kancerit të mushkërive. Funksionimi i antioksiduesve nënkupton mbrojtjen e qelizave dhe strukturën e tyre nga veprimi i radikalëve të lirë, që janë të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
12. Kosi & Gjiza. Përveç kalciumit, kosi përmban mikroorganizma të dobishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve ushqimore të ndryshme etj.
13. Bostani, pjepri. Një kilogram bostan ka 300 kalori, aq sa ka një kanoçe koka-kola. Përveç ujit, bostani ka vitaminë C dhe antioksidantë të dobishëm. Pjepri gjithashtu ka përmbajtje të lartë uji, ka vetëm 34 kalori në 100 gr dhe 60% të nevojave ditore në vitaminë C. Me siguri se ngjyrat e ndryshme dhe shuarja e etjes ju shfaqin nëpër mend shalqirin. Edhe pse përmban 92 % ujë, përbërës tjerë vetëm 8 % është e pasur me likopen dhe antioksidues që mbron zemrën, por ndikon në mënyrë të dobishme edhe për lëkurën. Shalqiri nuk është vetëm një freskim i shijshëm për ditët e ngrohta të verës. Sipas rezultateve të hulumtimeve të ekspertëve të ndryshëm, shalqiri posedon substanca aktive që zbusin gjendjet infektuese dhe mund të ndihmojë në preventivën e astmës, aterosklerozës, diabetit, kancerit dhe artritit. Është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A dhe C. Ngjyra e kuqe e shalqirit vjen si rrjedhojë e pigmenteve bimore, prej të cilave më së shumti tërheq likopeni. Është e njohur që radikalët e lirë mund të shkaktojnë dëmtime të panumërta në strukturën trupore, përfshirë këtu sëmundjet malinje. Antioksiduesit nga shalqiri, vitamina C, beta karotinë dhe glikopeni, janë përbërës që paaftësojnë molekulat e rrezikshme dhe në atë mënyrë mbrojnë organizmin nga sëmundjet.
14. Avokado. Ky frut, i pazakontë për shqiptarët, është një superushqim. Përmban acide lyrore omega, të nevojshme për sistemin tonë imunitar. Vitamina B5, B6, magnez, kalium – një paketë kjo antistres. Është i pasur me vitaminë E dhe C duke dhënë mundësi rigjeneruese për lëkurën. Përmban vitaminë K, e nevojshme për mpiksjen e gjakut.
15. Specat e kuq. Vitamina C është e domosdoshme për formimin e kolagjenit, i cili gjatë verës, nën rrezet e diellit, është më i ekspozuar të humbasë strukturën e tij dhe të vështirësojë elasticitetin e lëkurës, duke nxjerrë në pah edhe deformime si celuliti.
16. Misrat e freskët të zier. Janë të pasur me vitaminat e kompleksit B dhe në acid folik.
17. Rrushi, manaferrat, manat e bardha, qershitë, fiqtë. Këto fruta qëndrojnë në majën e listës së ushqimeve me vlera antioksiduese. Përveç kësaj, te rrushi i kuq dhe te manaferrat është zbuluar një substancë, e cila quhet resveratrol dhe ka efekte të pazëvendësueshme në zgjatjen e jetës. Fiku i freskët është mjaft delikat dhe nuk ka afat të gjatë të përdorimit dhe shpeshherë thahet, pa marrë parasysh nëse është në ambiente me diell apo gjetiu. Ndërsa prodhimi është i shijshëm dhe mund të kënaqemi me të gjatë gjithë vitit. Fiqi është një aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër osteoporozës, ngase përmbajnë kalcium dhe kalium. Janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave ushqyese që sigurojnë një funksion të drejtë për sistemin e tretjes dhe ndikojnë në mënyrë të dobishme në sistemin kardiovaskular. Po ashtu janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B dhe E, magnezit dhe kaliumit.
18. Peshk & prodhimet e detit. Acidet lyrore që vetëm peshku i ofron, trupi ynë është në gjendje t’i depozitojë dhe t’i përvetësojë në qelizat e vetë trurit, duke na bërë më të mbrojtur ndaj depresionit si dhe humbjes së memories.
19. Borziloku dhe rozmarina. Top mëlmesa e kësaj vere le të jenë borziloku dhe rozmarina. Borzilokun mund ta vendosni në një shishe xhami dhe ta vendosni në dritare, ndërsa rozmarinën mund ta ‘huazoni’ nga kopshti i fqinjëve, natyrisht, nëse nuk keni në tuajin. Borziloku mund të përdoret si i thatë dhe i freskët, pa marrë parasysh në dukjen, aroma e tij e fortë dhe shija pikante ofrojnë kënaqësi për hundën tuaj. Aroma e shkëlqyer e rozmarinës asocion në ushqim të mirë dhe çaste të këndshme. Rozmarina stimulon sistemin e imunitetit, qarkullimin e gjakut dhe sistemin e tretjes.
20. Uji.
Në një klimë të nxehtë, e vetmja gjë që na mbron nga dehidratimi(tharja), është pikërisht uji. Nevojitet afërsisht 30 ml për çdo kilogram të trupit. Nevojat rriten kur kryejmë aktivitet fizik, kur jemi shtatzënë, kur jetojmë në klimë të nxehtë dhe kur pimë alkool.
21. Vaji i ullirit dhe ullinjtë Vaji i ullirit është njëri ndër vajrat më të vjetra të gatimit. Filozofia e vjetër romake përmend dy ushqime kyçe për jetën: Vera dhe vaji i ullirit. Nëse shikojmë në mënyrë nutriciste, vaji i ullirit është një ushqim mjaft i çmuar, e pasur me klorofil dhe me karotinë. Vaji i ullirit kualitativ dhe ullinjtë përmbajnë një ndikim të gjerë për shëndetin tonë, e sidomos janë të dobishëm për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe atë të tretjes. Konsiderohet se karakteristikat pozitive të ushqimit mesdhetar në pjesë të madhe mbështeten në konsumimin e vajit të ullirit.
22. Butakët dhe gaforret Këto ushqime nuk konsumohen edhe shpesh shkaku i çmimit të lartë, mirëpo ia vlejnë secilin cent të shpenzuar. Përpos shijes, aromës dhe ndikimit afrodiziak, ato kanë ndikim të dobishëm në shëndetin tonë. Edhe pse përmbajnë sasi të lartë të kolesterolit, nuk paraqesin dëm për shëndetin. Përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave B12, pastaj minerale, zink, hekur, magnez dhe kalium. Të gjitha këto i mungojnë organizmit të një njeriu modern, prandaj me konsumimin e tyre, organizmi ynë është më i shëndoshë dhe shumë më i sigurt nga kërcënimet e sëmundjeve dhe viruseve të ndryshëm.
23. Vaji i ullirit kuron sëmundjet e zemrës Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore.
Më shumë lajme nga SHËNDETI
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





