Transmetuar më 16-08-2014, 21:08

16 gusht 2014, NOA.al – Dy persona, të cilët kanë rrezikuar të mbyten në det gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës dhe të Sarandës janë shpëtuar nga Policia e Kufirit dhe Migracionit.

Burime nga policia bëjnë me dije për NOA.al se rreth orës 12:20 në plazhin e Zvërnecit, patrulla e Stacionit të Policisë Kufitare Triport ka arritur të shpëtojë Brunilda Ll., e cila ishte në një kamerdare dhe po e rrëmbente rryma dhe dallgët e detit në thellësi.

Rreth orës 17:30, patrulla e Stacionit të Mjeteve të Lëvizshme në Sarandë, i ka dhënë ndihmën e parë 19 vjeçarit nga Korça Genci Zh., i cili me një mjet tip plastik, tip "Kanoa", rreth 0.8 milje nga bregu përballë Gjirit të Sarandës rrezikohej të mbytej, pasi mjeti plastik i kishte marrë ujë dhe dallgëzimi ishte i lartë.

Ndërhyrja e punonjësve  të Policisë Kufitare, bëri të mundur nxjerrjen e tij nga deti pa probleme. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit