Transmetuar më 16-08-2014, 20:29

-Mos i shfryni kot hundët, kur nuk keni gjë për të nxjerrë, pasi vetëm do të përkeqësoni gjendjen.

– Përveç ilaçeve që mund t’ju rekomandojnë në farmaci, përdorni edhe ndonjë një sprai për hundët, që është thjesht një ujë me kripë .

– Tjetër metodë më e njohur është edhe ajo e një govate me ujë të nxehtë dhe peshqiri në kokën tuaj që nuk e lë avullin të shkojë në vend tjetër, përveçse në fytyrë e hundë. Lagështia dhe avulli do t’ju ndihmojnë për të marrë frymë më lirshëm.

– Vendosni kompresa me ujë të nxehtë në hundë.Vendoseni leckën e lagur me ujë sa më të nxehtë në hundë, duke lënë të lira vetëm dy vrimat e frymëmarrjes. Lageni sërish me ujë të nxehtë leckën, kur të fillojë të ftohet. Mund të jenë të nevojshme disa kompresa, për të filluar ndjerjen e përmirësimit të situatës.

– Pini shumë lëngje të ngrohta pasi ndihmojnë për të shthurur mukozën nga hunda juaj. Hidratimi i organizmit, gjithashtu do të lehtësojë irritimin e rrugëve hundore. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit