Transmetuar më 16-08-2014, 19:40

Një kapelë e madhe për ta mbrojtur nga dielli dhe si koment, një zemër pranë emrit Pia. Pas muajsh të tëra polemikash dhe thashethemesh, më në fund Mario Balotelli ka publikuar në profilin e tij në Instagram foton e parë të vajzës së tij, të lindur nga marrëdhënia me Raffaella Fico.

Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta ata që e kanë komplimentuar lojtarin e futbollit, i cili ka marrë përsipër përgjegjësitë e tij dhe ka nisur të shijojë kënaqësinë e të qenurit baba.

Koha e kaluar me të bijën me sa duket e ka qetësuar Balon, i cili ka nisur të pëlqejë së tepërmi lojërat me të voglën e tij. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit