Transmetuar më 16-08-2014, 19:25

Thashethemet për çiftin Beyonce-Jay Z., nuk kanë të sosur. Pasi është thënë shpesh herë se ata janë duke përjetuar një krizë në çift dhe se janë në prag të ndarjes, RadarOnline.com ka mësuar se çifti është paditur nga një grua e cila pretendon që është mamaja biologjike e vajzës së tyre, Blue Ivy.

Sajti online thotë se gruaja është e varfër, grua pa shtëpi dhe quhet Tina Seals. Ajo ka ngritur një padi në qytetin e New York-ut, duke i kërkuar gjykatës kompensimin financiar pasi pretendon që i ka dhënë çiftit vajzën e saj.

Por fatkeqësisht për të njëjtën teori, Seals është paditur në gjykatë për shpifje nga Kim Kardashian dhe Kanye West për vajzën e tyre North West, gjithashtu dhe nga Janet Jackson në lidhje me fëmijët e Michael Jackson. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit