Transmetuar më 16-08-2014, 17:52

Vlorë, 16 gusht 2014, NOA.al – Një grup kriminal i përbërë nga 6 persona, të cilët trafikonin klandestinë është shkatërruar gjatë ditës së sotme, nga policia e Vlorës.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije për NOA.al se kanë rënë në pranga Berti Halili, 28 vjeç, banues në Tiranë, Alfons Ceclaj, 24 vjeç, banues në Shkodër, Jonas Isufaj, 25 vjeç, banues në Shkodër, Mondi Popaj, 35 vjeç, banues në Shkodër, Artan Zejni, 44 vjeç,  banues në Gjirokastër dhe Emiljano Baco, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin në disa raste kanë organizuar e drejtuar trafikimin e klandestinëve që vinin nga Greqia për në Mal të Zi, kundrejt shumave të konsiderueshme parash.

Nga hetimet e kryera ne lidhje me aktivitetin e këtij grupi kriminal është bërë e mundur që në kuadër të operacioneve “Tranzit”, “Tranzit 1” dhe “Tranzit 2” të kapen mbi 100 klandesitinë nga Siria, Eritrea etj, si dhe janë arrestuar në total 11 persona, organizatorë, shoferë dhe ndërmjetës.

Mësohet se këta persona janë arrestuar në Tiranë, nga ku organizonin dhe drejtonin edhe aktivitetin kriminal. Vijojnë hetimet për të zbardhur edhe lidhje të tjera të këtij grupi kriminal me grupe të tjera jashtë vendit. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit