
Duhet të ishte një nga vende të më të sigurtë, por nuk rezultoi i tillë. Policia spanjolle arrestoi një grua 43 vjeçare nga Venezuela, e cila vinte nga Bogota në Kolombi, dhe sapo kishte zbritur në aeroportin e Madrid, me 1.7 kilogramë kokainë, të fshehur në protezat e gjinjve.
Vendi ku ishte fshehur droga nuk ngjallte asnjë dyshim, por ishte sjellja nervoze e gruas ajo që bëri të thellohen kërkimet. Nga valixhet e saj nuk doli gjë, por për shkak të formës së çuditshme të gjinjve, agjentët kontrolluan më me imtësi.
Vendi i fshehtë u zbulua dhe gruaja tregoi se kishte implantuar protezat vetëm për të transportuar drogë. Ajo i dërgua në spital për të nxjerrë kokainën, dhe më tej u vu në pranga./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





