
Tiranë, 16 gusht 2014, NOA.al- Deputeti demokrat Genc Pollo, deklaroi se Kryeministri Edi Rama mbron falsifikatoren në Ministrinë e Arsimit.
Ai tha se ndërkohë që ata që shpresonin te rilindja do të kishin dashur që një kryeinspektore, e cila çan përpara me diplomë fallco në dorë, të ishte shkarkuar nga qeveria që e emëroi aty, ndodhi ajo që tifozët nuk e dëshironin e kundërshtarët nuk e prisnin.
Pollo tha se jo Ministria e Arsimit por vetë Kryeministri Rama i doli në krah dhe ju bë mburojë fallsifikatores donatore.
“Nuk besoj se i ka detyrime personale asaj. Më shumë prirem të mendoj se zoti Rama me këtë gjest vendosi digën e mbrojtjes edhe për anëtarë të qeverisë që mund të dalin me diploma fallco e probleme të ngjashme. Pasi në Evropën ku duam të integrohemi, siç thotë shpesh z.Rama qeveritarët japin dorëheqje edhe për shkak të plagjiaturës në punimet e tyre. Sa për zëvendësminstrin pa CV, ju kujtohet apo jo që sapo plasi skandali i kryeinspektores donatore e fallsifikatore, e hoqi me nxitim CV e tij nga websiti i ministrisë, do të thoja që virusi i zhdukjes se CV-ve po prek edhe ëebsite qeveritare të tjera. Sa për reformat në arsim e akuzat ndaj meje qeveria e sotme do të dilte e nderuar po të bënte edhe 10% të ndryshimeve pozitive të asaj kohe, do të dilte e nderuar edhe vetëm po të konsolidonte atë që u arrit”, u shpreh Pollo.
Referuar universiteteve private ai tha se janë mbyllur nga qeveria 39% e universiteteve private, janë lejuar të vazhdojnë punën 61% prej tyre; Në universitetet private të mbyllura ishin 40% e studentëve; në ato që vazhdojnë janë 60% e studentëve.
Pollo tha se ministria ende mban të fshehur raportin me gjetjet e shkeljet individuale për çdo universitet.
Në mbyllje të fjalës së tij deputeti demokrat deklaroi se, “Si e shpjegon qeveria e xhenem/xhenetit që shumicën e universiteteve private edhe i gjeti vetë në rregull edhe vazhdon ti quajë piramida? Si e shpjegon qeveria e xhenem/xhenetit që shumicës së studentëve në universitetet private edhe u dha viston ligjore për të vazhduar normalisht edhe ua quan shkollën e diplomën piramidale?”/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





