
Tiranë, 16 gusht 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka arrestuar personin e dytë si të dyshuar për grabitjen e ndodhur dhjetë ditë më parë në argjendarinë e Sinanajve.
Siç raporton Noa.al, i prangosuri është 23 vjeçari Klodian Hoxhaj, i cili është arrestuar nga sektori i forcës operacionale dhe që gjatë deklarimit në polici ka pranuar fajësinë e tij.
Pak ditë më parë si i dyshuar për grabitjen e ndodhur më gjashtë gusht pranë zonës së “Selvisë” në kryeqytet, u arrestua edhe Andrea Bregasi 23 vjeç.
Kujtojmë se gjatë grabitjes ku u morr një sasi e madhe floriri, mbeti e e plagosur pronarja e argjendarisë Olta Sinanaj, e cila gjatë përleshjes me grabitësit u qëllua me qytën e pistoletës, duke pësuar dëmtime në pjesën e kokës.
Argjendaria e grabitur pak ditë më parë, ka rënë pre e grabitjes edhe para disa vitesh. Gruaja e cila mbeti e plagosur është vajza e të ndjerit Rrapo Sinanaj, argjendar i vrarë gjatë një grabitje disa vite më parë, nga hajduti serial Viktor Gusho./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





