Transmetuar më 16-08-2014, 09:11

-Mos u stepni që të hidhni hapin e parë. Shpesh shkëputja me miqtë ndodh pasi prej distancës prej disa kohësh, askush nuk ka kurajon të hedhë hapin e parë dhe të kontaktojë tjetrin.

-Për të ruajtur një miqësi ndër vite, është e rëndësishme të mos humbni kontaktin. Jo gjithmonë kemi kohë apo mundësi për të takuar një mik shumë shpesh. Por mund të gjendet gjithmonë koha për të pirë një kafe apo për një telefonatë.

-Gjeni kohë për miqësinë. Që të gjithë jemi të zënë, por ndërsa merresh me punët e shtëpisë mund të flasësh me të në telefon. Mungesa e kohës nuk është justifikim për të mos takuar njerëzit që duam.

-Ndajini momentet tuaja të rëndësishme me këta njerëz. Këto gjëra forcojnë miqësinë dhe ju bëjnë më të afërt.

-Shprehini emocionet tuaja, të cilat mund t’iu kenë larguar pasi jeni prekur apo fyer nga diçka që miku juaj ka bërë apo ka thënë. Mos kini frikë të jeni të sinqertë, pasi vetëm kështu do të arrini të ruani miqësinë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit