Transmetuar më 15-08-2014, 16:37

Lushnje, 15 gusht 2014, NOA.al – Policia Kufitare e Lushnjes ka shpëtuar 3 persona të cilët rrezikonin të mbyteshin në plazhin e Divjakës.
Burime nga policia bëjnë me dije për NOA.al se personat e shpëtuar janë Klajdi Rreza, 27 vjeç, Manjola Laska, 22 vjeç dhe Shpëtim Muka, 45 vjeç.
Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve të mos futen në det dhe të bëjnë kujdes, pasi deti është mbi 5 ballë dhe ka dallgë, të cilat rrezikojnë seriozisht jetën e pushuesve. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





