Transmetuar më 15-08-2014, 14:43

Tiranë, 15 gusht 2014, NOA.al- Bashkia e Tiranës ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal kundër Drejtorit të Policisë Tiranë, Ardian Çipa dhe Gëzim Zhupaj, shef i komisariatit të Policisë, nr 3.

Nga ana e Bashksisë së Tiranës bëhet e ditur se zyrtarët e sipërpërmendur akuzohen për shpërdorim detyre, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime dhe përmbushje të urdhrave arbitrare, bazuar në nenin 250 të kodit penal si dhe mosmarrjen e masave për pushimin e efekteve të veprimeve të jashtëligjshme, bazuar në nenin 251 të kodit penal.

Bëhet e ditur se personat e sipërpërmendur, me veprimet dhe mosveprimet e tyre janë direkt përgjegjës për veprën e heqjes së lirisë të pesë personave, punonjës të Bashkisë Tiranë dhe për bllokimin e jashtëligjshëm të punimeve për ndërtimin e nyjes semaforike, pranë shkollës “Harry Fultz”.

“Në thyerje të plotë të ligjit dhe kompetencave që ligji i njeh Policisë së Shtetit, kjo e fundit është bërë vegël qesharake, duke zbatuar symbyllazi porositë politike të kryeministrit për të bllokuar Bashkinë e Tiranës. Nuk është hera e parë që institucione të cilat ligjërisht duhet të jenë të depolitizuara, keqpërdoren politikisht, në thyerje të rëndë të ligjit, për të bllokuar Bashkinë e Tiranës. Rasti flagrant i bllokimit të bulevardit të Tiranës tregon shumë për luftën politike të paprinciptë që kryeministri Rama i ka hapur Bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës”, thuhet në qëndrimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa sigurohen qytetarët se nga ana e saj do të vazhdojë përmbushja e të gjitha detyrimeve, bazuar në interesin publik./a.y/noa.al/

Policia: 5 punonjësit e Bashkisë, akuzë për shkatërrimin e rrugëve dhe prerjen e pemëve

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit