
Fushë Krujë, 15 gusht 2014, NOA.al- Një banesë është vjedhur në Fushë Krujë, gjatë natës së lënë pas.
44 vjeçari A.Ç, ka bërë kallëzim në polici se gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur me thyerje banesën, në të cilën kanë marë 7000 euro dhe 400 dollarë.
Nga ana e uniformave blu u kryen veprimet e para hetimore dhe vijon puna për identifikimin e autorëve.
44 vjeçari ka thënë në polici, se në kohën e vjedhjes nuk ka qenë në banesë dhe më momentin që është kthyer, ka parë që ishte hyrë me forcë në banesë, si dhe ka konstuatuar shumën e parave që mungonte./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





