


Kompania amerikane “The Cheeky”, ka ideuar një unazë enkas për të rriturit kundër tradhëtisë, që le shenja në gisht fjalët “I’m married”, (Jam i martuar).
Kjo unazë është parë si një zgjidhje ideale për të parandaluar tradhëtinë e meshkujve dhe të femrave më pak të disiplinuar.
Bëhet fjalë për një unazë të veçantë martese prej titani, me një kosto prej 550 dollarësh, ose rreth 442 euro, ku në pjesën e brendshme është shkruar fjala “Jam i martuar”, e cila pas disa kohësh lë shenjë në gisht.
Kompania amerikane deklaroi se u frymëzua për këtë unazë, nga divorcet e shumta të kohëve të fundit.
Ndërkohë në internet kanë qenë të shumta reagimet ndaj kësaj ideje, duke e cilësuar si gjetjen më pak romantike të të gjitha kohërave./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





