Transmetuar më 15-08-2014, 10:09

Tiranë, 15 gusht 2014, NOA.al- Efektivët e policisë së kryeqytetit në sajë të hetimeve të cilat zgjasnin prej afro dy muajsh, kanë vënë në pranga tre persona, të dyshuar për vjedhjen e automjeteve.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se të ndaluarit janë tre të rinj nga Lezha, Marjan Toma, 28 vjeç, i dënuar më parë në Itali për vepren penale te “Vjedhjes”; Tonin Gjoni, 26 vjeç dhe Fatmir Gjoni, i cili është ndaluar më herët.

Në kuadër të hetimeve ka rezultuar se Fatmir Gjoni dhe Marjo Toma, dyshohet se kanë bashkëpunuar edhe me Tonin Gjonin, i cili realizonte çmontimin e automjeteve të vjedhura dhe më pas i dërgonin ato në një servis, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi.

Aktualisht nga strukturat e policisë është dokumentuar tërësisht implikimi dhe mekanizmi i realizimit të disa vjedhjeve të automjeteve në Tiranë, në Durrës, Laç, Mamuras,  Shëngjin, Lezhë etj. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për  veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim /a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit