
Në pranverë, verë dhe vjeshtë janë shumë të shijshme drekat e konsumuara nën rrezet e diellit, me një pamje të bukur në buzë të detit, apo edhe në mal. Dietologia Blerina Bombaj jep disa këshilla të thjeshta, të cilat duhet t’i keni parasysh kur konsumoni një vakt nën diell.
-mos konsumoni vajin e ullirit nëse e gjeni mbi tavolinë, pasi rrezet e diellit e prishin
-preferoni ushqime të pasura me kalcium si për shembull gjethe jeshile si rukola, spinaq, djathë, kos, fasule, peshq të vegjël që hahen me gjithë hala, etj
-pini sa më shumë ujë , pasi nxehtësia ju dehidraton
-evitoni alkoolin, pasi mund të keni dhimbje koke më pas
Dielli ju ndihmon të përthithni më shumë kalcium./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





